Si të arrini ngjyrën perfekte brenda 1 dite?!

4 javë më parë

Si të arrini ngjyrën perfekte brenda 1 dite?!

Mbase mund t’ju duket e pamundur, por ju mund të arrini të bëni një nxirje perfekte, edhe vetëm brenda një dite. Shpesh, përpara pushimeve të gjata verore, ju kaloni disa orë duke marrë rreze dielli në plazh edhe gjatë fundjavave.

Të qëndroni disa kohë në relaks të plotë, është ideale, por a mund të themi të njëjtën gjë nëse ju synoni të keni një nxirje perfekte? Në realitet, kjo gjë është e mundur vetëm në sajë të disa këshillave të thjeshta.

Përgatitja e lëkurës

Përpara se të dilni në diell, është e rëndësishme të pastroni dhe të hidratoni thellësisht lëkurën për të hequr qelizat e “vdekura”, të cilat, së pari bllokojnë penetrimin e rrezeve të diellit dhe së dyti, nxirjen e lëkurës. Për të pastruar lëkurën mund të përdorni produkte cilësore komerciale, një sfungjer bimor natyral; ose mund të përgatisni në shtëpi një skrab të bërë nga vetë ju. Në këtë mënyrë, evitoni rrezikun nga alergjitë dhe irritimet e ndryshme.

Nxirje me kremin solar

Mos bëni gabimin të besoni se, për të bërë një nxirje perfekte vetëm në një ditë, nuk duhet të përdorni krem solar. Përdorimi i një kremi solar është thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e lëkurës, por mbi të gjitha edhe për të shmangur irritimet dhe njollat kafe të diellit, të vështira për t’u eliminuar. Rreziku është një nxirje jo e njëtrajtshme, e cila ka mundësi të shkatërrojnë lëkurën për gjatë gjithë pushimeve të verës. Këshilla është që duhet të përdorni një krem solar me cilësi të mirë hidratuese, për t’i lejuar lëkurës të nxihet gradualisht pa asnjë djegie nga dielli. Nëse keni një lëkurë të vështirë për t’ nxirë, mund të zgjidhni një krem me një faktor SPF jo shumë të lartë; nëse lëkura juaj është shumë delikate është e detyrueshme të zgjidhni një krem solar me një faktor më të lartë.

Binduni për një nxirje të njëtrajtshme

Kur jeni në diell, gjëja që rreh në mendje është që të zhvendoseni sa andej-këtej çdo 5 minuta për të pasur një nxirje të njëjtë në të gjithë trupin. Jo, nuk është e nevojshme çdo 5 minuta, por pas 15-20 minutash do të ishte e këshillueshme, në mënyrë të tillë që dielli të kapë të gjitha pjesët e trupit. Më pas zgjidhni një krevat portativ për t’u çlodhur dhe mos harroni një locion nxirës nëse dita ka shumë re. Në fund, në mbarim të ditës, edhe nëse nxirja nuk ka qenë ajo që ju keni dëshiruar, shikoni anën pozitive: Keni kaluar një ditë me diell, afër detit, dhe me shumë relaks.

Skrab me kripë për trupin të vetëpërgatitur

Këtë solucion natyral mund ta realizonit nga këshillat e Laura De Luca-s, mjekes italiane në shkencat natyrale dhe ekspertes së produkteve bionatyrale. Për të, bërja nga ju e një skrabi të dobishëm për trupin prej kripe, është shumë e thjeshtë, si një lojë fëmijësh. Ju duhet që të veproni si më poshtë: merrni kripë të trashë deti dhe kripë të imët, përziejini dhe i shtoni ndonjë lugë vaji të ëmbël bajamesh, vaj jojoba ose vaj argan. Të gjitha këto janë vajra shumë efikase për lëkurën, e bëjnë atë të butë dhe elastike, duke i thënë një aromë delikate në rastin e vajit të ëmbël të bajames ose më të fortë dhe ekzotik në rastin e vajit të araganit ose atij të jojobës.

Kripa ka prioritet të thithë lëngjet dhe është e dobishme në rastin e ruajtjes së ujit. Filloni ta aplikoni, me masazh të lehtë, skrabin e kripës mbi të gjithë trupin. Nisuni nga kaviljet duke bërë lëvizje rrethore dhe ngjituni te pulpat. Më pas kaloni te gjunjët që shpesh kanë nevojë për eliminimin e shtresës së sipërme të epidermës për t’u kthyer e butë. Në fund, ngjituni te kofshët dhe tek ijët, gjithmonë duke bërë lëvizje rrethore në drejtim sipër. Skrabin e kripës mund ta aplikoni edhe në pjesë të tjera të trupit. Në përfundim shpëlajeni trupin nga skrabi i kripës me ujë të ngrohtë dhe këtë proces kompletojeni duke vendosur një krem hidratues ose kremin tuaj të zakonshëm anticelulit./TCh