Si qëndrojnë në sondazhe Biden dhe Trump 7 ditë para zgjedhjeve?

4 javë më parë

Si qëndrojnë në sondazhe Biden dhe Trump 7 ditë para zgjedhjeve?

Zgjedhjet e vitit 2016 shkaktuan skepticizmin e amerikanëve në sondazhe pas fitores së befasishme të Donald Trump kundrejt Hillary Clinton.

Shumëkush beson se kjo ndodhi për shkak të mungesës së sondazheve në shtete të caktuara sikurse në Michigan.

Anketat e këtij viti, tregojnë një dallim në mes të Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden pavarësisht një viti shumë të trazuar.

Me më shumë se 66 milionë amerikanë të cilët kanë votuar deri më tani, anketat nuk duket të bëjnë ndryshim.

Megjithatë në disa shtete beteja është ende e hapur përfshirë Pensilvaninë, aty ku është përqendruar vëmendja e kampanjës së të dy kampeve.

Ja një përmbledhje e sondazheve në disa vende një javë para zgjedhjeve.

Biden ka një epërsi në shkallë kombëtare prej 9 pikësh.

Në Pensilvani – shteti i cili ofron 20 vota elektorale prin Biden me rreth 5 pikë përqindje para Trump.

Biden nuk e ka të domosdoshme nevojën për fitore në Pensilvani, por ajo mbetet një nga shtetet më të rëndësishme për fushatën e tij krahasuar edhe me zgjedhjet e 2016.

Në Michigan dhe Wisconsin Biden ka epërsi akoma më të mirë. Ai është 7 pikë para në Wisconsin dhe 8 pikë në Michigan.

Biden ka mbështetje të dobët në Florida ku përqindja shkon në 2.4 pikë.

Karolina e Veriut gjithashtu paraqet garë të ngushtë, pasi Biden ka epërsi vetëm prej 2.4 pikësh në një shtet që Trump ka nevojë të fitojë në rrugën drejt 270 votave elektorale.