Si po ndodh manipulimi me vota në Kosovë?

1 muaj më parë

Si po ndodh manipulimi me vota në Kosovë?

Në kohë të zgjedhjeve ka reagime ku tregojnë se bëhen manipulime me vota.

Mjetet që iu duhen për të punuar kanë mbetur akoma në vendin e punës.

Këto mjete janë pjesë e përditshme e komisionerëve dhe puntorëve të QNR-së.

Disa nga ta madje nuk kanë nevojë fare që t’i përdorin ato, pasi i besojnë më shumë mënyrës klasike.

E nga këto mënyra të ndryshme po ngjallin dyshime që po ndodhin edhe manipulimet me vota.

Në fakt një gjë e tillë dyshohet që funksionon edhe në mënyrë zingjirore.

E pikërisht këta të fundit, në bazë të disa përgjimeve që janë publikuar së fundmi në media po dyshohen që kanë punën kryesore.

Madje, vetë këta e kanë cilësuar ashtu në një mënyrë veten e tyre.

Ky fenomen i manipulimeve të votave sipas organizatave joqeveritare, është një fenomen që përsëritet sa herë të ka zgjedhje.

E për ta bërë sa më të suksesshme nevojitet financimi edhe me para.

Baza e këtij problemi po shihet tek partitë politike pasi që sipas Miftaraj janë këto parti të cilat ngriten me vlera demokratike e që rrugës pastaj e devijojnë vullnetin e votuesve të tyre.

Gjithashtu kërkohet që edhe në QNR të shtohen pajisjet e kamerave pasi që numri i tyre është minimal apo pothuajse zero.

E përveç dënimit që mund të shkoj deri në 5 vite për keqpërdoruesit, hetimet po shihen që duhen të vazhdojnë edhe tek zyrtarët e lartë të partisë.

Fenomeni i blerjeve të votave raportohet pothuajse në secilat palë zgjedhje që mbahen në Kosovë./Express/