Si ka ndryshuar Toka në 20 vitet e fundit- Video e jashtëzakonshme e NASA-s

3 vite më parë

Si ka ndryshuar Toka në 20 vitet e fundit- Video e jashtëzakonshme e NASA-s

E parë nga lart për 20 vite, Toka duket kur merr frymë. Duket si një nga ato organizmat jetësorë që reagon ndaj ndryshimeve klimatike, përshtatet, merr forma të reja, ndryshon shpërndarjen e entiteteve biologjike që banojnë në të.

Është vërtet e jashtëzakonshme videoja që Nasa ka hedhur online këtë javë: një filmim me foto të shkrepura nga satelitët e saj nga shtatori i vitit 1997 deri në shtator 2017.

Kush kishte ende dyshime mbi ndryshimet klimatike duhet ta shikojë disa herë dhe të arsyetojë.

Sot jetojmë në një vend të ndryshëm nga 20 vite më parë, shkruan dita.al

Toka po evoluon dhe do të vazhdojë ta bëjë në të ardhmen, në një formë që nuk do të na pëlqejë aspak.