Si do të jetë moti në javën e fundit të nëntorit

1 javë më parë

Si do të jetë moti në javën e fundit të nëntorit

Java e fundit e nëntorit me mot stabil, kryesisht me kthjellime. Orëve të mëngjesit ngrica dhe mjegull në ultësira.

Sipas Prishtina Weather dita e hënë do të ketë mëngjes të  ftohtë, me ngrica të lehta. Përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësira kalimtare.

24.11.2020 – Paradite me vranësira. Ditën vranësirat do të shpërndahen e priten edhe intervale me diell.

25.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.

26.11.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht kthjellët, me diell.

27.11.2020 – Mëngjesi i ftohtë. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht me diell.

Temperaturat maksimale gjatë ditës do të luhaten përreth vlerave mesatare, derisa ato minimale mbeten pak të ulëta. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +1C, e maksimalet nga 7C deri 11C.

Era do të fryjë e lehtë 1-3m/s kryesisht nga kahu jugor. Ditën e martë me intensitet mesatar nga verilindja 6-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera mesatare, me tendencë të rënies.