Shumica dërmuese e serbëve janë kundër futjes së Serbisë në NATO

2 muaj më parë

Shumica dërmuese e serbëve janë kundër futjes së Serbisë në NATO

Rreth 89% e serbëve nuk e mbështesin futjen e vendit të tyre në NATO. Sondazhi u krye nga Këshilli Atlantik i Serbisë, dhe u prezantua të martën në Novi Sad.

Rreth 70% e të anketuarve nuk e mbështesin futjen e Serbisë në Aleancën Euroatlantike për shkak të bombardimit të vendit në 1999. Ndërsa 73% e tyre nuk janë në dijeni të faktit se në vendet të cilat janë anëtare të NATO-s, nuk kanë ndodhur luftëra.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott tha për mediet se atij nuk i bënte përshtypje rezultati, pasi e di mirë se njerëzit ende nuk i kanë harruar bombardimet. Ndërkohë që edhe mediet në Serbi luajnë rol negativ, pasi shkruajnë keq për NATO-n dhe SHBA-në dhe mirë sa i përket Rusisë.