Shuma e parave që kanë dërguar mërgimtarët në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë

4 javë më parë

Shuma e parave që kanë dërguar mërgimtarët në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë

Diaspora vazhdon të jetë një nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë.

Në 12 vjetët e fundit (2008-2020), dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Referuar statistikave të fundit nga Banka Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlen të theksohet se vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Albinfo.ch, ju sjell shumat e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë referuar BQK-së:

2008 – 858 milionë euro,

2009 – 865 milionë euro,

2010 – 825 milionë,

2011 – 814 milionë euro,

2012 – 775 milionë euro,

2013 – 867 milionë euro,

2014 – 901 milionë euro,

2015 – 796 milionë euro,

2016 – 808 milionë euro,

2017 – 911 milionë euro,

2018 – 1.13 miliard euro,

2019 – 1.23 miliard euro dhe

2020 – 1.8 miliard euro.

Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania dhe Zvicra janë të parat shtete që prijnë me dërgesat e tyre në Kosovë.