Shuarja e Taskë-Forcës, Hoti: Do t’ju shkojmë gjërave deri në fund 1 orë më parë

1 muaj më parë

Shuarja e Taskë-Forcës, Hoti: Do t’ju shkojmë gjërave deri në fund 1 orë më parë

Para deputetëve, Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Taskë-Forca nuk ishte askund në organogramin e Policisë së Kosovës, i cili sipas tij duhet të përgatitet në bazë të ligjit.

”Organogrami i Policisë duhet të përgjigjet sipas ligjit”, u shpreh ai në seancën e sotme, përcjellë Klan Kosova.

”Ky nuk është sipas ligjit. Pra duhet të kthehet ligjshmëria. Kjo Taskë-Forcë ka qenë në ajër, e padefinuar në organogramin e Policisë”.

”Policia do të shkëmbejë letra me Prokurorinë Speciale për t’u siguru që punët e nisura të përfundohen deri në definimin e organogramit”, ka thënë ai.

Madje Hoti u tregua shumë i ashpër kur pati disa cilësime për ata që kanë kritikuar për vendimin e qeverisë për shuarjen e kësaj Taskë-Force.

”Çdo interpretim tjetër është i pasaktë. Ka shume njerëz që e kritikojnë këtë, ndoshta në mungesë të informatave”.

”Ka njerëz, zyrtarë të ndryshëm që e kritikojnë këtë, edhe pse e dinë saktë se kah çon ky vendim i qeverisë. Janë tu kritiku ata që kanë frikë se gjërave kemi me ju shku deri në fund, koha do t’i tregoj të gjitha, dhe kemi me e pa”, tha Hoti.