Shuarja e artistëve në mungesë të Operës

3 muaj më parë

Shuarja e artistëve në mungesë të Operës

Profesoresha në Fakultetin e Arteve, Besa Luzha, thotë se shumë artistë kosovarë janë detyruar që të largohen nga Kosova, për të gjetur hapësirë për ushtrimin e profesionit të tyre në skena botërore.

Kjo ka ndodhur sipas saj për shkak se ka munguar institucioni i Operës së Kosovës, e që rrjedhimisht kanë munguar edhe shfaqjet.

“Solokëngëtarët që shkollohen në fakultetin e arteve, në mungesë të një institucioni të operës që do t’i kishte mundësitë t’i aktivizonte ata në mënyrë profesionale, ata përfundojnë thjesht si mësimdhënës ose si këngëtarë të lirë, që bëjnë organizime, këndojnë nëpër programe të ndryshme artistike, në korin e filarmonisë dhe nuk kanë mundësi të tjera”, thotë Luzha.

Luzha thotë se funskioanlizimi i Operës së Kosovës është proces i gjatë, që bartë në vete kosto të lartë financiare si dhe kërkon angazhim të stafit profesional.

Sipas saj, institucionet duhet t’i kenë prioritet tri projekte të rëndësishme siç janë ndërtimi i sallës koncertale në Prishtinë, Shtëpisë së Filarmonisë së Kosovës si dhe objektin e Teatrit të Operës dhe Baletit./REL