Shtohen mbi 100 mijë raste me COVID-19 për një ditë në mbarë botën

2 javë më parë

Shtohen mbi 100 mijë raste me COVID-19 për një ditë në mbarë botën

Përbrenda periudhës 24-orëshe, janë paraqitur 100 mijë raste të lidhura me koronavirusin e ri në të gjitha shtetet e prekura.

Kjo ka bërë që bilanci i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 të arrijë 407 mijë raste në nivel global. Deri më tani, 104 mijë janë shëruar nga ky virus, gjegjësisht 1/4-ta e të prekurve.

Ndërkaq, numri i vdekjeve në shifra të përgjithshme ka mbërritur në 18 mijë, 743 prej të cilave vijnë nga Italia.

Rastet me koronavirus kanë filluar të paraqiten masivisht në SHBA, e cila vetëm sot ka pasur 5,860 të prekur, duke e bërë shtetin e tretë me më së shumti të infektuar pas Italisë e Kinës.

Numër i lartë i vdekjeve ka filluar të shfaqet edhe në Spanjë. Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar më se 489 vdekje të lidhura me virusin pandemik.

Ndërkaq, në Kinë, vendin ku shpërtheu virusi tashmë pandemik, janë shfaqur vetëm 78 raste të reja.

OBSH ka shprehur shqetësim në lidhje me ritmin e rritjeve të rasteve përbrenda periudhave kaq të shkurta. /Lajmi.net/