Shtëpitë më të lira në Evropë sesa në Tiranë

5 muaj më parë

Shtëpitë më të lira në Evropë sesa në Tiranë

Çmimet e shtëpive në Tiranë janë shumë të shtrenjta dhe të papërballueshme për familjet mesatare. Pas tërmetit të 26 nëntorit, tregu i pasurive të paluajtshme ka pësuar rritje çmimesh, shkruan Shekulli.

Shumë dëme janë shënuar pas tërmetit të fuqishëm, duke shkaktuar probleme në banesa dhe duke i shpallur ato të pabanueshme. Gjithashtu, taksat bashkiake të cilat janë shtuar, kanë bërë që metrat katrorë të një apartamenti të kenë çmime më të larta se më parë.

Por, pavarësisht këtyre çmimeve, dita-ditës shohim se sektori i ndërtimit nuk ka të ndalur pasi kudo mund të shohim kantiere të hapura të pallateve.

Sipas ekspertëve imobilar, ‘Monitor’ bën me dije se ekuilibri i çmimeve është prishur nga paratë pa origjinë. Metri katror i çmimeve të shtëpive që janë në shitje, shkon deri në 2200 euro. Sipas Numbeo, Shqipëria renditet ndër të parët në listë, për kostot më të larta të banesave. E llogaritur mesatarisht, një familje shqiptare arrin të kursejë deri në 2000 euro në vit, ndërkohë që çmimet për të blerë një shtëpi fillojnë nga 1000 euro dhe arrijnë në 2200 euro metri katror dhe vazhdojnë akoma të jenë në rritje. Shtëpitë më të lira janë në Europë sesa në Tiranë.