“Shtëpia e Bardhë” e Klinës e rrethuar me mbeturina

6 ditë më parë

“Shtëpia e Bardhë” e Klinës e rrethuar me mbeturina

Objektit të Kuvendit komunal të Klinës, që ndryshe njihet edhe si “Shtëpia e Bardhë” po i zihet fryma nga mbeturinat.

Lexuesit kanë dërguar në adresë të AktivPress-it foto ku shihen grumbujt e mbeturinave jashtë kontejnerëve.

Mbeturinat kanë tërhequr qentë endacakë, gjë që paraqet rrezik për qytetarët.

Në Kosovë disa herë janë ndërmarrë fushata vetëdijueseve për ambient të pastër, por pa sukses.

Menaxhimi i mbeturinave është në kompetencë të ministrisë përkatëse dhe komunave./AktivPress/