Shtëpia botuese “Armagedoni” i dhuroi Komunës së Klinës 500 ekzemplarë të librave

3 javë më parë

Shtëpia botuese “Armagedoni” i dhuroi Komunës së Klinës 500 ekzemplarë të librave

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, shtëpia botuese “Armagedoni” i dhuroi Komunës së Klinës 500 ekzemplarë të librave.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Komunës sē Klinēs, Zenun Elezaj, transmeton Aktiv Press.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, shtëpia botuese “Armagedoni”, e cila udhëhiqet nga bashkëvendësi ynë nga Caraviku, Berat Dakaj, dhuroi për Komunën e Klinës, për bibliotekën publike dhe shkollore, rreth 500 ekzemplarë të librave, të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Falënderoi Beratin për dhurimin e këtyre librave, të cilat do ta pasurojnë bibliotekën e qytetit.

Po ashtu, me qëllim që t’i plotësojmë kërkesat e lexuesve, Komuna ka filluar procedurat për furnizim me tituj të rinj për bibliotekën e qytetit”, ka shkruar Elezaj në llogarinë e tij në Facebook.

AKTIV PRESS