Shtatë ushqime të ndaluara në botë që as Kosova nuk duhet t’i konsumojë

4 vite më parë

Shtatë ushqime të ndaluara në botë që as Kosova nuk duhet t’i konsumojë

 Ushqimet e përpunuara dhe ato artificiale tashmë po pushtojnë gjithë botën. Aditivët, ngjyruesit apo shumë komponentë të tjerë po u shtohen ushqimeve dita ditës. Ka disa produkte të ndaluara në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk rekomandohet të përdoren.

Më poshtë janë 7 ushqimet që shiten në SHBA, por janë ndaluar në vende të tjera për shkak të shqetësimeve serioze shëndetësore:

1. Salmon i rritur në rezervuar
Salmoni i rritur në rezervuar po ushqehet me produkte jo natyrale, të tilla si drithëra apo antibiotikë të ndryshëm. Për të ndryshuar ngjyrën e tyre, ata ushqehen me astaksantin sintetike të bërë nga petrokimike, të cilat nuk janë miratuar për konsum njerëzor. Si rezultat, salmoni është i ndaluar në Zelandën e Re dhe Australi.

2. Pijet sportive
Pijet sportive janë shumë të njohura në SHBA, megjithatë shumica e tyre janë bërë me vaj vegjetal brominated (BVO). BVO është një përbërës kimik që dëmton sistemin nervor qendror. Është e ndaluar në Evropë dhe Japoni.

3. Ngjyruesit artificialë
Është tronditëse të mendosh se në SHBA ka mbi 3 000 lloje aditivësh, ngjyruesish që u shtohen ushqimeve tona. Jo vetëm që ndryshojnë shijen dhe ngjyrën e ushqimeve, por janë shumë të rrezikshëm për shëndetin tonë, që mund të çojnë deri në shfajen e kancerit.

4. Produktet e pjekura me bromat kaliumi
Bromati i kaliumit lidhet me problemet e veshkave, tiroides, dëmtimet e sistemit nervor, problemet gastrointestinale dhe lloje të ndryshme të kancerit. Përdoret si një shtesë në bukë dhe mallra të pjekura në të gjithë SHBA-në, por është e ndaluar në Kanada, BE dhe Kinë.

5. Olestra
Olestra, e njohur edhe si Olean, është një substancë e ngjashme me yndyrën pa kalori dhe kolesterol që përdoret në shumë ushqime pa yndyrë, si dhe në patate të skuqura. Kjo mund të çojë në probleme me zorrët, dhimbje barku dhe diarre. Është e ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada, por përdoret gjerësisht në SHBA.

6. Qumështi i mbushur me RBGH
RBGH është një substancë sintetike që rrit prodhimin e qumështit te lopët. Mund të jetë e rrezikshme për njerëzit sepse rrit shnaset për t’u prekur nga kanceri. Është i ndaluar në BE, Izrael, Zelandën e Re, Australi dhe Kanada.

7. Pulë me arsenik
Shpendët në SHBA shpesh ushqehen me ushqime dhe ilaçe të bazuara në arsenik për t’i bërë ato të rriten më shpejt dhe të bëjnë që mishi i tyre të duket më rozë. Megjithëse FDA pretendon se këto janë të sigurta, disa studime kanë treguar se arseniku organik mund të shndërrohet në arsenik inorganik me efekte të dëmshme tek njerëzit. BE-ja ndalon që ky përbërës t’u jepet kafshëve për konsum njerëzor.