Shqiptaro-amerikanja tregon prej nga erdhi letra e Joe Biden për shqiptarët

1 muaj më parë

Shqiptaro-amerikanja tregon prej nga erdhi letra e Joe Biden për shqiptarët

Përkrahësja e demokratëve në SHBA, Anila Nicholas, ka thënë se letra e fushatës së Joe Biden ku filtej për vizionin për shqiptarët është autentike.

Ajo në emisionin Pressing në T7 ka treguar pse grupi shqiptaro-amerikan është rreshtuar krah Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Joe Biden është një mik i Shqipërisë dhe Kosovës por edhe komunitetit shqiptar. Unë jam një ndër përkrahëset e shqiptarëve që mbështesin. Ai do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri por edhe kudo që janë. Kjo ka qenë një ndër arsyet që kemi krijuar grupin e shqiptarëve për Joe Biden”, ka thënë ajo.

“Vizioni i Biden per shqiptaret u ndërtuar ne kohen sa ishte nënpresident. Këtu erdhi edhe letra që u publikua nga IllyriaPress. Dërguam letrën për të shpërndarë. Na u dërgua të grupi jonë i cili e shpërndau në rrjete sociale dhe pastaj u publikua edhe në IllyriaPress”, shtoi ajo. /Express