Shqiptarja, Serena Leka mori çmimin e parë në ‘Samitin Botëror të Inovacionit’ në Kinë

2 muaj më parë

Shqiptarja, Serena Leka mori çmimin e parë në ‘Samitin Botëror të Inovacionit’ në Kinë

Serena Leka është shqiptarja që u vlerësua me çmimin e parë në “Samitin Global të Inovacionit” për vitin 2019 në Kinë.

Në këtë Samit me rëndësi në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit, Leka përfaqësoi një kompani të re.

Realisht, prej vitit 2017 ajo është e angazhuar si manaxhere e projekteve në departamentin e inxhinierisë dhe inovacionit në “Universitetin Aarhus” në Danimarkë.

Këto ditë po mbahet në Kinën një nga eventet më të rëndësishëm në botë në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit, me fokus ndihmën e sipërmarrjeve të reja dhe startup-eve, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve, thuhet se në Samitin Global të Inovacionit ka marrë një vëmendje të veçantë e reja shqiptare, Serena Leka. Kompania start up Cellugy, e përfaqësuer nga Leka në këtë event prestigjoz, është nderuar me çmimin e parë në mesin e dhjetërave startupeve.

Kujtojmë se Serena Leka aktualisht është menaxhere projektesh në departamentin e inxhinierisë dhe inovacionit në universitetin Aarhusit, një universitet lider në botë edhe në fushën biznesit dhe teknologjisë, fushë në të cilën Serena është diplomuar në nivelin master.

Nga ana tjetër, thuhet se ajo është edhe mësimdhënëse në fushën e inovacionit pranë departamentit të inxhinierisë.