Shqiptari që e kishte groposur lahutën për ta shpëtuar nga forcat serbe

2 muaj më parë

Shqiptari që e kishte groposur lahutën për ta shpëtuar nga forcat serbe

Para se të largohej nga shtëpia 20 vite më parë, Deli Gjonbalaj ishte kujdesur fort që në duart e serbëve të mos binte lahuta që ishte duke e punuar asokohe.

Dy dekada më vonë, lahutari e ka përjetuar fort keq lajmin se Serbia e regjistroi “Të kënduarit me gusle” në listën e UNESCO-s dhe fajëson institucionet shqiptare që kanë qëndruar duarkryq sa i përket mbrojtjes së këtij instrumenti.

Instrumentisti nga Vuthaj i Malit të Zi në lahutën që e ka punuar vetë ka gdhendur edhe simbole kombëtare, raporton Express i KTV-së.

Lahutën e konsideron edhe si bartëse të historisë pasi që përmes tij janë kënduar këngë që kanë pasqyruar ngjarje të rëndësishme të së kaluarës.

Gjonbalaj, i cili jeton në Pejë ka një mesazh që tradita e këtij instrumenti të bartet edhe tek të rinjtë.