Shqipëria, rënie e madhe e eksportit me Kosovën

1 muaj më parë

Shqipëria, rënie e madhe e eksportit me Kosovën

Shqipëria ka shënuar uljen më të madhe të eksporteve me Kosovën për 9-mujorin e parë të këtij viti, duke zënë vendin e parë me vendet partnere të Shqipërisë, me një rënie prej 20.7% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT-i, në 9-mujorin e parë të këtij viti Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 144.65 milionë eurosh, ndërkohë që në të njëjten periudhë të vitit kaluar ka eksportuar 182.5 milion euro mallra. Por ndryshe nga 9-mujori, Shqipëria ka shënuar një rritje të eksporteve me Kosovën për muajin shtator të këtij viti, duke eksportuar mallra me vlerë prej 22.15 milionë eurosh, nga 19.75 milionë që ka eksportuar në të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Ndërkohë që importet e Shqipërisë me Kosovën rezultojnë në shifra të barabarta me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

Përveç Kosovës, në muajin shtator 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2019, janë edhe Greqia (25,9 %) dhe Franca (226,4 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,3 %), Spanja (34,9 %) dhe Mali i Zi (1,1 %). Gjatë periudhës nëntëmujore vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (8,9 %), Serbia (7,0 %) dhe Franca (13,0 %).