Shqipëria mposht Moldavinë

2 javë më parë

Shqipëria mposht Moldavinë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore prej 2 me 0 në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, megjithatë në pjesën e dytë “Kuqezinjtë” u treguan më efikas, transmeton Koha.net.

Së pari shënoi Sokol Cikalleshi nga afërsia në minutën e 66 pas asistimit nga Roshi.

Derisa në minutën e 90+3 Ylber Ramadani shënoi një gol shumë të bukur, të parin në fanellën e Shqipërisë.

Kjo njëherësh është fitorja e parë e trajnerit Edi Reja me kombëtaren shqiptare.

Shqipëria mban vendin e katërt me 6 pikë, derisa Moldavia në një pozitë më poshtë ka tre pikë në Grupin H.