Shqipëria firmos marrëveshjen për hekurudhën dy ditë para mbledhjes së përbashkët me Kosovën

3 javë më parë

Shqipëria firmos marrëveshjen për hekurudhën dy ditë para mbledhjes së përbashkët me Kosovën

Në datë 2 Tetor në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku pritet që të firmosen disa marrëveshje.

Ndërkohë që dy ditë përpara takimit, në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare është miratuar në parim memorandumi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin, në parim, të memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendim /Abcnews