Shqetësimi i Bankës Qendrore Evropiane: Vendet e punës po zihen nga punëtorët mbi 55 vjeç

4 javë më parë

Shqetësimi i Bankës Qendrore Evropiane: Vendet e punës po zihen nga punëtorët mbi 55 vjeç

Banka Qendrore Evropiane ka shprehur shqetësimin e saj për plakjen e fuqisë punëtore në Evropë. Sipas një raporti, në 5 vitet e fundit përqindja e punësimit nga moshat e mëdhaja është rritur në mënyrë joproporcionale.

Tre nga katër vendet e reja të punës së krijuara në 3-vjeçarin 2015-2018 janë zënë nga punëtorët me moshë mbi 55-vjeçare, shkruan gazeta greke Ekathimerini.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane kjo paraqet rreziqe për recensione të reja dhe më të thella në ekonominë evropiane.

Në raportin vjetor, BQE-ja paralajmëron se rritja e forcës punëtore në moshë të madhe mund të sjellë ndryshime të thella në ekonomi, ka ndikim në konsum, kursime dhe investime si dhe në nivelin e pagave dhe produktivitetit.

Banka mbështetet në të dhënat e Eurostat, të cilat tregojnë se në 5 vitet e fundit, të punësuarit në Eurozonë u rritën me 8.8 milionë, por nga këta 6.4 milionë janë të punësuar 55 deri në 74 vjeç.

Është tregues gjithashtu se në të njëjtën periudhë, rritja e punësimit për moshat 25 deri në 54 vjeç nuk tejkalon 1.9 milionë vende të reja pune. Për moshat nën 24 vjeç, rritja është e kufizuar në vetëm 500,000 vende të reja pune.

Këtë problem BQE e lidh me problemin demografik të Evropës dhe plakjes së popullsisë.

Banka thekson se punëtorët e moshuar gjejnë kushte më të mira pune dhe kështu mbeten ekonomikisht aktive për shumë vite.

Ajo gjithashtu vëren se reformat që janë futur në vitet e fundit në sistemin e pensioneve të vendeve evropiane, rritja e moshës së pensionit dhe kushtet më të rrepta që lidhen me daljen në pension të parakohshëm kanë efektin e zgjatjes së jetës profesionale të evropianëve./oranews