Shpërthimi në Paris, dy zjarrfikës të vdekur

6 muaj më parë

Shpërthimi në Paris, dy zjarrfikës të vdekur

Zyra e prokurorisë së Parisit ka njoftuar se dy zjarrfikës janë vrarë nga shpërthimi që tronditi sot Francën.

Prokuroria tha se të vetmit të vdekur janë dy zjarrfikësit, ndërsa 10 persona të tjerë janë në gjendje kritike dhe 37 kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Më parë, Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner u tha gazetarëve në vendngjarje se një total prej katër personash, duke përfshirë dy zjarrfikës, u vranë. Castaner më vonë korrigjoi veten në një postim në Twitter.

Hetuesit francezë thonë se shpërthimi i fuqishëm është shkaktuar nga një rrjedhje e gazit./AktivPress