Shpallen rezultatet përfundimtare, Bulliqi kryetar në Podujevë me 51.9%, Radojeviq në Mitrovicën e veriut me 89.5%

2 muaj më parë

Shpallen rezultatet përfundimtare, Bulliqi kryetar në Podujevë me 51.9%, Radojeviq në Mitrovicën e veriut me 89.5%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut.

Sipas rezultateve në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 18 286 vota apo  51.9 për qind të votave, derisa në Mitrovicë të Veriut, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.5 për qind të votave./EO