Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron ulje të çmimeve të derivateve

2 muaj më parë

Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron ulje të çmimeve të derivateve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, ka paralajmëruar rënie të çmimeve të derivateve të naftës për javën e ardhshme.

Nga kjo shoqatë kanë deklaruar se rënia ka nisur e çmimeve ka nisur nga mbrëmë, por rënie më të theksuar do të ketë nga java e ardhshme.

“Ulje të çmimeve më të theksuara pritet të ketë në javën e ardhshme. Kështu është për momentin situata, por kjo nuk është me siguri të plotë, sepse mund të lëvizë edhe në anën e kundërt, por informatat janë që do të lëvizet në këtë drejtim”, kanë thënë nga kjo shoqatë për Indeksonline.

Më tutje është bërë e ditur se sot çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.

Javët e fundit, çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe.