Shoqata e Botuesve të Kosovës shpall Fatos Kongolin si Shkrimtari i Vitit

3 javë më parë

Shoqata e Botuesve të Kosovës shpall Fatos Kongolin si Shkrimtari i Vitit

Në ditët e fundit të Panairit të 21-të të Librit, ka pasur interesim të madh për aktivitetet që po zhvillohen në Prishtinë.

Ani pse temperaturat në vikend kanë shënuar rritje, qytetarët e kanë shfrytëzuar mundësinë për të blerë libra, raporton KTV.

Organizimin për këtë edicion, e shohin si të domosdoshëm për shoqërinë, kurse çmimet e titujve të librave i konsiderojnë të arsyeshme.

Por, ka pasur të pakënaqur me zbritjet e çmimeve në këtë panair.

Shoqata e Botuesve të Kosovës, Fatos Kongolin, e shpalli shkrimtar të vitit me veprën, “Gënjeshtarë të vegjël”.

Kurse, për shkrimtarin e vitit të huaj, çmimi iu nda Jacques Baudouin për veprën “Lindja e Demokracisë”.

Organizatorët thanë se panairi i sivjet ka tejkaluar pritshmëritë.

Në mesin e shumë çmimeve të tjera që u ndanë, ishte edhe çmimi për letërsisë për fëmijë, të cilin e fitoi autorja, Anila Kruti me veprën “Flutura e Majit”.

Për publicistikën, çmim mori Mirela Oktrova me veprën “55 ditë”.

Kurse, në kuadër të poezisë dhe prozës më të mirë, çmimet iu ndan Ismail Sylës dhe Kim Mehmetit.

Edicioni i sivjetmë i panairit të librit mbyllet të dielën në mbrëmje.