Shndërrimi i bunkerëve të komunizmit

5 muaj më parë

Shndërrimi i bunkerëve të komunizmit

Më shumë se 500 mijë bunkerë u ndërtuan në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit.

Pas vitit 1991, që shënoi edhe shembjen e këtij regjimi, bunkerët u braktisën dhe një pjesë prej tyre u shkatërruan nga banorët.

Por vitet e fundit, disa prej tyre po shfrytëzohen nga banorët për bizneset familjare ose për të tërhequr vëmendjen e të huajve mbi historitë e komunizmit në Shqipëri.

Pjetër Marku nga fshati Pjetërshan i Malësisë së Madhe ka shndërruar një bunker në studion e tij të pikturës dhe tatuazhit.