Shkon për vizitë në Spitalin e Gjakovës, i moshuari vdes në zyrën e administratës

2 muaj më parë

Shkon për vizitë në Spitalin e Gjakovës, i moshuari vdes në zyrën e administratës

Një burrë i moshës 76 vjeç ka vdekur sot në zyrën e administratës së Spitalit të Gjakovës “Isa Grezda”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe rasti është hapur si ‘hetim i vdekjes’.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Drejtori i Policisë Rajonale në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se aktualisht nuk ka ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij. Por, në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe deklaratave të mjekëve, rasti i tij po konsiderohet si vdekje natyrale.

“Sot rreth orës 09:00, kemi parnuar një informacion nga Spitali i Gjakovës që një i moshuar, i lindur në vitin 1944 ka ndërruar jetë në zyrën e administratrës. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe bashkë me prokurorin kujdestar janë marrë deklaratat e dëshmitarëve. Nga pamjet e kamerave dhe deklaratave të mjekëve konsiderohet që është vdekje natryrale. Policia e ka procedu rastin si ‘hetim i vdekjes’. Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneveve, për momentin nuk ka ndonjë dyshim”, tha Graishta.

I pyetur nëse i moshuari ishte pacient i spitalit, Graishta tha se i ndjeri nuk ka qenë pacient por ka shku me vizitu dikënd në spital.

“Ka shkuar ta takojë dikë nga stafi mjekësor”, përfundoi ai.