Shkenctarët gjejnë fakte se futbolli është i dëmshëm

4 vite më parë

Shkenctarët gjejnë fakte se futbolli është i dëmshëm

Shkenctarë nga University College në Londër, thonë të kenë gjetur prova që futbolli evropian, është poaq i dëmshëm për trurin sa edhe ai amerikan (rugby).

Sheknctarë të shumtë botëror kishin gjetur evidenca se futbolli amerikan, i njohur si ragbi, shkakton dëme të pariparueshme në tru dhe tronditjet e tilla manifestohen më pas me çrregullime të ndryshme encefalopatike.

Mirëpo, tani, shkenctarët e mbledhur në “University College London”, kanë ekzaminuar 14 futbollistë të pensionuar, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të privatësisë dhe tek të gjithë është vërejtur dëmtim i trurit, përcjell AktivPress.

“Kemi ekzaminuar 14 ish-futbollistë, tek të gjithë ka dëmtime të trurit. Ne mendojmë që ky problem rrjedh nga goditja e topit me kokë gjatë gjithë kohës. Kur ke një karrierë të gjatë e më pas duke i llogaritur edhe stërvitjet, të duhet ta godasësh topin me kokë shumë shpesh dhe kjo sjell edhe trauma të ndryshme në tru. Ka edhe raste të tjera, por ne dyshojmë që shumica e të diagnostifikuarve me encefalopati, vijnë si pasojë e kësaj”, tha Dr. Williams. /AktivPress