Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë, mes tyre një femër

7 ditë më parë

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë, mes tyre një femër

Tre shqiptarë, dy burra dhe një grua janë arrestuar në Spanjë, si pjesë e një bande grabitësish.

Mediat vendase publikojnë pjesë nga aksioni i policisë për arrestimin e tyre, momentet e kapura nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjeve dhe sendet me vlerë që vidheshin.

Vetëm se fundi ata kanë kryer gjashtë grabitje me një vlerë totale të sendeve të vjedhura 25 mijë euro.

Shqiptarët vidhin kryesisht banesa në Pontevedras në Spanjë, duke shfrytëzuar natën.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan para, bizhuteri të shumta futur nëpër çorape, si dhe sende të tjera me vlera të mëdha.