Shkaqet e shpërnguljes së shqiptarëve nga tokat e tyre

2 javë më parë

Shkaqet e shpërnguljes së shqiptarëve nga tokat e tyre

Shkruan: Jahja Lluka

Shkaqet e shpërnguljes së shqiptarëve nga tokat e tyre dhe arsyeshmëria e aprovimit të bazave të programit Shqiptarët në Kosovë, në Medvegjë, ne Bujanoc, në Preshevë, në Mal te Zi dhe në Maqedoni janë banore autoktonë të këtyre vendeve.

Këta, me sakrifica të mëdha, arritën ta ruajnë qenien e tyre etnike dhe kombëtare nga pushtimet romake, bizantine, turke dhe sllave. Të detyruar të mbrohen vazhdimisht nga rreziqet e shumëllojshme të pushtuesve të tokave të tyre, duke iu nënshtruar qysh herët dyndjeve të mëdha dhe duke u vendosur në vende, ku mund të siguronin kushtet elementare për jetesë.

Në shumë vende të Evropës, të Azisë dhe të Afrikës veriore u krijuan koloni dhe institucione fetare e kombëtare të shqiptarëve, kurse nga fi llimi i shekullit XX fi lloi procesi i vendosjes së tyre edhe në vendet përtej oqeanike.

Procesi i shpërnguljes se shqiptarëve është proces i pandërprerë , pavarësisht nga fakti se ky proces ka ndryshuar dhe ka marrë përmasa tër shtirjes dhe të intensitetit të ndryshëm në fazat e ndryshme të zhvillimit të shqiptarëve dhe të kombit shqiptar.

Procesi i shpërnguljes së shqiptarëve ka ndryshuar jo vetëm sipas fazave të zhvillimit të shqiptarëve, të etnisë dhe të kombit shqiptar, por ky proces ka veçori të posaçme edhe për viset e ndryshme shqiptare. Vëzhgimet historike dhe etnografi ke shqiptare tregojnë se shqiptarët e të gjitha trojeve të tyre janë të lidhur më tepër me vendlindjen e tyre ku varfëria dhe zhvillimi i ulët ekonomik e social për ta ka vlerë më të madhe sesa vendi i begatshëm i të huajve.

Te shqiptarët nuk është dalluar tendenca e shpërnguljes nga vendi i tyre, nga vendet shkëmbore, malore, fushore, nga fshati ose nga qyteti shqiptar e motivuar nga nevojat e veçanta sociale kulturore, fetare dhe ekonomike. Megjithëkëtë, procesi i shpërnguljes se tyre ka vërshuar kohë pas kohe shumë vende jashtë trojeve te tyre.

Rezultatet e studimeve historike, demografike, sociologjike e politikologjike tregojnë se shpërnguljet e shqiptarëve, sidomos shpërnguljet masive të tyre, janë motivuar nga shkaqet politike në rend të parë, sikurse edhe nga shkaqet ekonomikopolitike dhe ushtarako-ekspansioniste. Për këto shkaqe mund të thuhet se shpërnguljet e shqiptarëve në esence nuk janë dukuri origjinare e tyre, por këto janë dukuri e shkaktuar nga nxitësit e jashtëm politikë.

Kjo është dukuri që karakterizon, para së gjithash, shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Ekspansionizmi sllav ka shkaktuar shkatërrimin e 636 vendbanimeve shqiptare në Sanxhakun e Nishit dhe zhdukjen e tërësishme ose të pjesshme të shumë vendbanimeve shqiptare në Serbinë Jugore, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni.

Politika e ekspansionizmit sllav në tokat e të tjerëve u dallua me efektin e vet shkatërrimtar sidomos ndaj tokave të shqiptarëve. Kjo politikë dallohet në dokumente përmasash programore serbe. Të këtillë janë dokumenti “Naçertanija”, “Shpërngulja e shqiptarëve”, “Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve”, “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re”, ”Marrëveshja xhentëlmene jugosllavo-turke”, ”Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve”, ”Programi i partive politik serbe sot” etj.

Të gjitha këto dokumente kishin program të përbashkët. Synimi i tyre ishte shpopullzimi i trojeve shqiptare nga populli shqiptar dhe popullzimi i këtyre trojeve në popullsi sllave, në rend të parë me serbë. Ky synim ruajti aktualitetin e tij edhe sot.

Pas shkatërrimit të ish-Federatës Jugosllave, posaçërisht pas rrënimit të Autonomisë së Kosovës u aprovuan nga ana e Kuvendit te Republikës se Serbisë dhe nga qeveria e Serbisë programe, ligje, vendime dhe urdhëresa për fusha të ndryshe të veprimtarisë së organeve dhe të institucioneve serbe, të cilat i goditën keq shqiptarët ne fushën e punësimit, të ekonomisë familjare, të mbrojtjes shëndetësore e sociale, të arsimit, të kulturës, të informacioneve dhe të shkencës shqiptare.

Ndër dokumentet e këtilla dallohen: Programi për sendërtimin e paqes, të lirisë, të barazisë, të demokracisë dhe të prosperitetit të Kosovës, i shoqëruar me Planin operativ për realizimin e këtij programi (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 15, dt. 30.03.1990). Ligji mbi veprimin e organeve republikane në rrethana të posaçme (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 30 e datës 26 qershor 1990). Ligji mbi marrëdhëniet e punës në rrethana te posaçme (Gazeta Zyrtare e RSS nr. 40 e datës 26 korrik 1990).

Ligji mbi ndërprerjen e punës se Kuvendit të Krahinës së Kosovës dhe të Këshillit Ekzekutiv, i datës 5 korrik 1990. Ligji mbi shfuqizimin e ligjeve me të cilat është rregulluar marrja e masave të përkohshme për mbrojtjen shoqërore të të drejtave vetëqeverisëse dhe të pronës shoqërore (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 79 e dt 31.12.1991) Ligji mbi ndërprerjen e punës së avokatit shoqëror te vetëqeverisjes (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 38 e datës 28.06.1991).

Këto dokumente, sikurse edhe shumë të tjera, ishin të motivuara me dyshimin e strukturës kombëtare të popullsisë së Kosovës dhe të këtyre dokumenteve, të frymës së tyre, sikurse edhe të secilit nga paragrafët e ligjeve dhe të qëndrimit të vendimeve dhe të urdhëresave u angazhua i gjithë aparati administrativ, politik, policor dhe ushtarak i pushtetit okupues serb. Organet e aparatit të këtij pushteti përdorën çdo mjet për realizimin e plotë të detyrave që dilnin nga këto dokumente. Bastisjet e fshatrave, të shtëpive, burgosjet, rrahjet, plagosjet dhe vrasjet ishin dhe ngelën format më të vrazhda të detyrimit të shqiptareve për të kërkuar hapësirë të jetës së lirë.

Këto forma të detyrimit të shqiptarëve dhe terrori sistematik ndaj tyre me përmbajtje qëndrimesh negative për shqiptarët në mjetet e informimit, në periodik dhe në libra shkaktuan dëbimin e rreth 250.000 shqiptarëve nga trojet e baballarëve, të gjyshërve e të stërgjyshërve të tyre. Deri më 1993 dëbimi i këtillë i shqiptareve rralloi shumë fshatra shqiptare, por edhe qytete. Ndërkaq, pas shtatorit të vitit 1993, fi lloi të shfaqet dukuria e dëbimit të banorëve të gjithë fshatit nga shtëpitë dhe nga fshati i lindjes së këtyre banorëve.

Ne gjysmën e dyte te vitit 1993 forcat policore dhe ushtarake dhe eproret e tyre filluan t’i kërcënojnë haptas shqiptarët e disa fshatrave që të shpërngulen dhe të vendosen në Shqipëri. U evidentuan jo vetëm rrallime banorësh shqiptarë nëpër fshatra e qytete, por fi lloi evidentimi i lagjeve të tëra shqiptare që i lanë shtëpitë, dyqanet dhe pronat bujqësore (livadhet, arat, kopshtet etj..). e filluan të paraqiten fshatra shqiptarë pa banorë.

Procesi i shpërnguljes së shqiptarëve nën presionin e vazhdueshëm të dhunës çonte në pastrime etnike të fshatrave shqiptare. Me qëllim të pastrimit etnik të fshatit shqiptar gjatë këtij viti u organizua fushata e mbledhjes së armëve nga shqiptarët me aplikimin e çdo forme të dhunës ndaj shqiptarëve provohet për t’i detyruar të gjejnë armën, të cilën nuk e kishte, dhe ta dorëzonte ose sillte në stacion të policisë. Në qytete, në fshatra dhe në vendbanime të zhvilluara shqiptarëve u merren banesat dhe familjet shumë anëtarëshe të tyre hidhen në rruge pa u siguruar strehim.

Të rinjtë shqiptarë merren me dhunë në shërbim ushtarak dhe për fatin e tyre familjet e tyre nuk marrin kurrfarë informatash. Në forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë u vranë 63 ushtarë të kombësisë shqiptare dhe arkivolet e tyre u kthyen në shtëpi të prindërve me shpjegim se kanë bërë vetëvrasje. Shqiptarët janë të pambrojtur në sistemin juridik. Këta vuajnë burgun në kushte shumë të renda. Kjo gjendje e shpejton procesin e shpërnguljes së shqiptarëve dhe ushtron ndikim në pastrime etnike të lagjeve, të vendbanimeve dhe të fshatrave shqiptare.

Nën ndikimin e vazhdueshëm të formave të përmendura të dhunës së formacioneve paraushtarake, policore, ushtarake dhe civile u shpërngul pjesa më produktive e shqiptarëve dhe u vendos në Angli, në Belgjikë, në Danimarkë, në Finlandë, në Holandë, në Francë, në Kanada, në Greqi, në Gjermani, në Norvegji, në Suedi, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në Turqi, në Zelandë të Re, në Zvicër, etj.

AktivPress