Shifrat e frikshme, 100 persona vriten mesatarisht në ditë në Meksikë

2 javë më parë

Shifrat e frikshme, 100 persona vriten mesatarisht në ditë në Meksikë

Numri i vrasjeve në Meksikë u rrit me 2% në 10 muajt e parë të vitit 2019, ndërsa përshkallëzohet lufta e shtetit me kartelet e drogës.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, 29414 persona janë vrarë deri tani në vitin 2019, krahasuar me 28869 të vrarë në të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Qershori ishte edhe muaji më i “nxehtë”, me 3076 vrasje, i ndjekur nga afër nga korriku me 3057 vrasje dhe gushti me 3040 vrasje.

Në qershor u vranë mesatarisht 102 persona në ditë, shifër që pësoi një rënie në tetor, ku numri zbriti në 94. Viti më i “zi” në historinë e vendit ishte ai 2018, ku 36685 persona u vranë, shifër që me shumë mundësi të kalohet këtë vit.

Që kur Meksika nisi luftën kundër karteleve dhe krimit të organizuar në vitin 2006, më shumë se 200000 vetë janë vrarë.