Shfaqen pamjet kur raketa e parë amerikane godet Sirinë (VIDEO)

3 vite më parë

Shfaqen pamjet kur raketa e parë amerikane godet Sirinë (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca nisën sot rreth orës 5:00 të mëngjesit sulme ushtarake me raketa kundër qeverisë së presidentit Bashar al Asad me akuzën e përdorimit të armëve kimike nga Siria rreth një javë më parë kundër banorëve të saj, përdorim i cili shkaktoi mbi 70 viktima civilë.

Kjo është hera e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë. Ai e lajmëroi sulmin të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit.

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Ndërkohë kanë dalë videot e para dhe fotot nëpër mediat sociale që tregojnë bombardimet në kryeqytetin sirian nga SHBA, Britani dhe Franca.

Vendi i parë që është bombarduar është një shtëpi në Damask që thuhet se është përdorur si fabrikë për prodhimin e armëve kimike. Shtëpia gjendet në lindje të kryeqytetit dhe nga aty është parë duke dal tym i madh./AktivPress/