Sherifi: Malisheva moti e ka bërë zgjedhjen, Fatmir Limaj kryeminister

4 javë më parë

Sherifi: Malisheva moti e ka bërë zgjedhjen, Fatmir Limaj kryeminister

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në këtë tubim paraelektoral në Malishevë tha se në këtë komunë më 6 tetor do ketë vetëm votime, pasi që zgjedhja për ta është vetëm Fatmir Limaj. Ai kërkoi angazhim maksimal për të quar Nismën Socialdemokrate drejt fitores së madhe.

“Nëse në komunat ka zgjedhje më 6 tetor, në Malishevë nuk ka zgjedhje më 6 tetor, në Malishevë do ketë vetëm votime më 6 tetor edhe Malisheva do shkoj tek kutit e votimeve ama të thuhet së në Malishevë ka zgjedhje më 6 tetor është jo serioze”, tha ai.

Kryetari i komunës së Malishevës i cili vjen nga Nisma Socialdemokrate, Ragip Begaj tha se në emër të Zotit kjo parti do jenë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Kryetari i degës së Nismës në Malishevë teksa ka kërkuar mbështetje të thellë për fitore, tha se gjatë dy viteve qeverisje të tij në këtë komunë janë bërë investime të mëdha për të rinjtë.

“Krejt çka kemi bërë, kemi bërë për juve, krejt këtë rrugë që e kemi trasuar, e kemi trasuar për juve, që ju të keni një të ardhme të mirë të keni perspektiv të mirë dhe po besoj se është duke ardhur perspektiva, sepse Malisheva është bashkë dhe do të jetë gjithherë bashkë. Duhet t’i shuajmë të gjitha konceptet tjera, sepse ky është burim i Malishevës burim i joni, vetë e kemi fuqizuar dhe tani jemi bashkë më krejt Kosovën, bashkë me të gjitha komunat tjera… Kot mashtrohen të tjerët me ardhur në Malishevë me mashtrua njerëz, sepse Malisheva nuk është mashtrua asnjëherë dhe nuk mashtrohet kurrë”, tha Begaj.

Kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga partia Nisma Socialdemokrate nga Malisheva janë Haxhi Shala, Arbreshë Krasniqi, Vesel Krasniqi, Enver Hoti, Rexhep Mazdreku dhe Shukrije Bytyçi.