Shenjat e valës së dytë të virusit

2 javë më parë

Shenjat e valës së dytë të virusit

Bisedat mbi një shpërthim të dytë të koronavirusit, numrit të infektuar dhe fataliteteve tashmë kanë kaluar në një ankth te të gjithë. E njëjta ndodhi edhe me Gripin Spanjoll pas Luftës së Parë Botërore, kur vala e dytë erdhi më e fuqishme se e para dhe pati vdekje të shumta Por e vërteta është se shumë ekspertë po përpiqen t’i shmangen këtij besimi edhe për pandeminë e koronavirusit.

Margaret Harris nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka bërë të qartë se sipas analizave të tyre edhe një valë e dytë do të shpërthejë në tërë globin.

Disa vende, të tilla si Koreja e Jugut dhe Singapori, kanë qenë më mirë se vende të tjera në menaxhimin e pandemisë, kanë bërë më shumë teste dhe e kanë përcjellë mirë situatën. Por vendet, si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia janë shembuj të kësaj, ato kanë arritur ta ulin lakoren duke vendosur masa të reja. Kjo për shkak se ata nuk kishin sisteme kaq të sofistikuara të sëmundjeve infektive për të kontrolluar virusin.

Falë investimeve, ata janë në një pozitë shumë më të fortë tani dhe kanë qenë në gjendje të vendosin bllokime, përderisa akoma përpiqen ta ndalojnë përhapjen e virusit, duke bërë teste të shumta dhe menaxhuar gjendjen. Por ka shenja që rastet po rriten, veçanërisht në Spanjë. Por në vend se kjo të jetë një valë e dytë, ose fillimi i një vale tjetër, do të ishte më mirë të mendojmë se këto janë vala ekzistuese që po shpërthejnë nga mbrojtjet.

Profesori Paul Hunter, një ekspert i pandemisë COVID-19 në Shkollën Mjekësore Norwich, thotë që ajo ishte një valë e dytë që virusi do të duhej të ishte zhdukur plotësisht, kështu që ai preferon ta quajë atë një “ringjallje”. Dhe me të vërtetë kjo nuk është aspak befasuese që po ndodh në vendet me numër të madh të banorëve, siç është Evropa Perëndimore

Pasaktësia

Infeksioni nga virusi ndihmon në detektimin e rasteve të reja përreth, për këtë arsye distanca sociale është e domosdoshme. Ky virus mund të bartet te njëri-tjetri edhe nëse i infektuari nuk shfaq simptoma të sëmundjes.