Shefi i Zyrës së BE-së vlerëson zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

2 muaj më parë

Shefi i Zyrës së BE-së vlerëson zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar procesin zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut në ditën e zgjedhjeve të prekur nga kufizimet ndaj COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për procesin e besueshëm të zgjedhjeve dhe demokracinë. Punë e mirë e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai në Twitter.

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut të dielën votuan në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar.