Shefi i Zyrës së BE-së përshëndet miratimin e “Rimëkëmbjes Ekonomike”
2 muaj më parëShefi i Zyrës së BE-së përshëndet miratimin e “Rimëkëmbjes Ekonomike”
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës është i rëndësishëm për të lejuar qeverinë të luftojë pasojat negative të COVID-19”.
“Sidoqoftë, ne ofruam mendim për pjesë të ligjit që nuk janë pasqyruar plotësisht në tekstin përfundimtar. Ne do të monitorojmë nga afër zbatimin e tij’, shkruan ai në Twitter.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të dytë në seancën e sotme të jashtëzakonshme me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.