Shefi i ri i AKI-së, në raportim

3 vite më parë

Shefi i ri i AKI-së, në raportim

Ndonëse ka vetëm pak ditë që e ka marr drejtimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi është shtyrë që të raportojë para mbikqyrësve parlamentar.

Ai sot do të paraqitet në Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, me ç’rast pritet të flas për gjendjen brenda kësaj agjencie, veçmas për dyshimet që janë ngritur për keqpërdorimet e mundshme brenda saj.

Gashi, nga shumë deputetë nuk është cilësuar si njeri i duhur për atë post për shkak të lidhjeve të tij me PDK-në, por ka pas edhe nga ata që i kanë dalur në mbështetje.

Gashi u emërua në krye të AKI-së nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, më dy shkurt të këtij viti./AktivPress