Shefi i AKI-së raporton para mbikëqyrësve parlamentar

3 vite më parë

Shefi i AKI-së raporton para mbikëqyrësve parlamentar

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, do të raportoi sot para Komisionit për Mbikëqyrje të Inteligjencës.

Mbikëqyrësit parlamentar nuk kanë treguar pse e kanë thirrur shefin e inteligjencës, mirëpo, raportimi i tij vije në kohën kur Këshilli për Siguri i Kosovës ka alarmuar se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar se disa individë dhe grupe të lidhura me qarqe brenda vendit,  kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Anëtari i Komisionit për Inteligjencë, Rafet Rama, i pyetur nga AktivPress  nëse ky raportim ndërlidhet me këto paralajmërime ka thënë shkurt se këtë gjë mund ta mësoj publiku, pasi të ketë përfunduar raportimi.

“Arsyen pse e kemi thirrur drejtorin e AKI-së, e mësoni pasi ta mbajmë mbledhjen”, ka thënë Rama./AktivPress