SHBA, të shtëna me armë pranë një Universiteti, 7 të plagosur

1 muaj më parë

SHBA, të shtëna me armë pranë një Universiteti, 7 të plagosur

Të paktën shtatë persona janë plagosur nga disa të shtëna që ndodhën pranë Ball State University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raportojnë medit vendase tre prej personave kanë pësuar dëmtime serioze për jetën, ndërsa 4 të tjerë janë me lëndime më  të lehta.

Mësohet se mes të plagosurve ka edhe studentë.

Policia tha se autori i këtij sulmi është arrestuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.