SHBA i jep ultimatum Palestinës

3 vite më parë

SHBA i jep ultimatum Palestinës

Administrata e Trumpit i ka dhënë  ultimatum palestinezëve, duke thënë se do të mbyllin zyrën e tyre në Uashington nëse nuk angazhohen në bisedime serioze për paqe me Izraelin.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, tha se misioni i Organizatës së Çlirimit të Palestinës duhet të mbyllet nëse palestinezët ndjekin penalisht izraelitët për krime kundër tyre në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Trump tani ka 90 ditë për të shqyrtuar nëse Palestina është duke u angazhuar në “bisedime të drejtpërdrejta dhe kuptimplote me Izraelin.”

Nëse Trump përcakton se ata janë të angazhuar, palestinezët mund ta mbajnë zyrën.

Edhe nëse zyra mbyllet, SHBA ka bërë të qartë se nuk do t’i shkëput të gjitha marrëdhëniet me Palestinën.

Megjithëse izraelitët dhe palestinezët nuk janë të angazhuar në negociata aktive dhe të drejtpërdrejta, administrata e Trump ka punuar gjatë gjithë vitit për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund konfliktit izraelito-palestinez./AktivPress