SHBA goditet nga uragani (Video)

2 vite më parë

SHBA goditet nga uragani (Video)

Teksasi është goditur nga një stuhi e  kategorisë së katër në mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar rrënimin e ndërtesave,  duke lënë dhjetëra të plagosur dhe  më shumë se 155,000 pa energji elektrike.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott paralajmëroi se Uragani Harvey do të ishte një fatkeqësi e madhe për këtë edhe ka kërkuar nga presidenti Trump të nënshkruajë  një deklaratë fatkeqësie nga Camp David, e cila siguron ndihmën e plotë të qeverisë amerikane.

Harvey është stuhia më e fortë që ka goditur goditur SHBA-të në 12 vjet e fundit dhe pritet të shkaktojë përmbytje “katastrofike”, pasi Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se kjo ishte vetëm “fillimi i shumë ditëve të vështira që do të vijnë”./AktivPress