SHBA dhe Koreja Jugore i kanë filluar ushtrimet ushtarake

2 vite më parë

SHBA dhe Koreja Jugore i kanë filluar ushtrimet ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake detare në Gadishullin Korean, me ç’rast janë përfshirë aeroplanët luftarakë, helikoterët dhe 40 luftanije, përfshirë aeroplanbartësin amerikan, USS Ronald Reagan.

Komandantë nga Flota e 7-të e Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar sot se manovrat po zhvillohen në Detin e Japonisë dhe Detin e Verdhë dhe se këto ushtrime pesëditëshe “paraqesin angazhim të dukshëm dhe të koordinuar” të aleancës Shtetet e Bashkuara – Koreja Jugore.

Këto manovra po bëhen në periudhën e tensioneve të larta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në rajon, në njërën anë, dhe Koresë Veriore në anëtn tjetër, që i ka akuzuar amerikanët se po i shfrytëzojnë ushtrimet për të përgatitur sulm./rel