Sharon Stone thotë mjaft, u jep fund takimeve me meshkuj

2 javë më parë

Sharon Stone thotë mjaft, u jep fund takimeve me meshkuj

Sharon Stone ka rrëfyer se i ka dhënë fund takimeve me meshkuj dhe se do të fokusohet tani tek kalimi i kohës me miqtë dhe familjen.

Duke folur në “The Drew Barrymore Show”, aktorja 62 vjeçare, e divorcuar dy herë, tha se ajo ishte përballur me takime të pasinqerta që nuk kishin justifikuar as kohën e shpenzuar prej saj. “I kam dhënë fund takimeve. Jam ngopur me to”, tha ajo.

Ylli i Basic Instinct, tha se preferonte të kalonte kohë vetëm, ose me miqtë dhe tre fëmijët e saj këto kohë.

“Nuk dua më mungesë sinqeriteti apo lojëra”, tha Stone, duke shtuar se nuk kishte nevojë për një tjetër fëmijë. Në 1984, stone u martua me producentin Michael Greenburg me të cilin u nda tre vite më vonë. Ajo u martua sërish me gazetarin amerikan Phil Bronstein në 1998. Cifti u divorcua në 2004. Jeta dashurore e Stone, u vu nën prozhektorë në dhjetor të vitit të kaluar, kur një aplikacion takimesh, Bumble, mbylli llogarinë e saj sepse përdorues të tjerë e kishin raportuar profilin e saj duke besuar se ishte i rremë./TCh