Sharje dhe fyerje mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit

7 muaj më parë

Sharje dhe fyerje mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit

Një përplasje verbale ka ndodhur në mes të kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Derisa ky i fundit kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emrin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”, transmeton kp.

Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.