Shaqiri njofton agjentin e tij se dëshiron largimin nga Liverpool

1 muaj më parë

Shaqiri njofton agjentin e tij se dëshiron largimin nga Liverpool

Xherdan Shaqiri thuhet se është duke shpresuar që të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Zvicrës ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jurgen Klopp, dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje si startues në të gjitha garat në këtë sezon.

Pavarësisht interesimit të raportuar nga klube të shumta afatin kalimtar të janarit, Shaqiri mbeti në “Anfield Road” për gjysmën e dytë të sezonit.

Sipas “Football Insider”, megjithatë, 29-vjeçari i ka thënë agjentit të tij për t’i gjetur atij një klub të ri për edicionin 2021-22.

Është pohuar se Serie A është destinacioni më i mundshëm i ardhshëm për Shaqirin, me Romën dhe Lazion të interesuar për shërbimet e tij, ndërsa një lëvizje në ekipin e La Ligas, Sevilla është një tjetër mundësi që po shqyrtohet.