Shaqiri me pagë më të madhe se shumë yje në Liverpool

2 muaj më parë

Shaqiri me pagë më të madhe se shumë yje në Liverpool

Mediumi britanik “The Sun” ka publikuar pagat e lojtarëve të Liverpoolit, ndërsa Salah ka pagën më të madhe në klubin nga Merseyside.

Egjiptiani paguhet 200 mijë funta në javë, kurse paga vjetore e tij është 10.4 milionë funta.

Pas tij vjen transferi i fundit i “The Reds” Thiago që paguhet 192,308 funta në javë ose 10 milionë në vit, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri ësht i 14-ti më i paguari në klub me 80 mijë funta në javë, ose 4.1 milionë në vit.

Ai lë pas vetes lojtarë si Wijnaldum, Robertson e Alexander-Arnold.