Shala sigurohet se Katari do të vazhdojë t’i jap mbështetje Kosovës

2 muaj më parë

Shala sigurohet se Katari do të vazhdojë t’i jap mbështetje Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, transmeton AktivPress.

Ministri Shala e falënderoi ambasadorin Al Marri për ndihmën që ka dhënë Katari për Republikën e Kosovës, duke kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy vendeve të kalojë në një nivel tjetër.

Shala theksoi se Kosova është e interesuar që të ketë investitorë nga Katari, duke shtuar se Ligji për Investime Strategjike, që tashmë është funskionalizuar, ofron kushte shumë të mira për investitorët potencialë.

Ndërsa, ambasadori Al Marri ka rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.

Ai tha se ka ardhur në Kosovë për përforcimin marrëdhënieve në mes ty shteteve, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në nivelin ekonomik./AktivPress/