Shala (PDK): Kosova ka karton të kuq nga Traktati i Komunitetit të Energjisë

1 muaj më parë

Shala (PDK): Kosova ka karton të kuq nga Traktati i Komunitetit të Energjisë

Kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar ministren Artane Rizvanolli që nuk ka raportuar për progresin e arritur në Planin Kombëtar i Veprimit të Energjisë për periudhën 2019-2021, shkruan Gazeta Infokus.

Për shkak të këtij mosraportimi, sipas tij, Kosova tashmë ka karton të kuq nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Në vijim, shkrimi i plotë i Shalës:

Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçencë të Energjisë dhe Raporti Vjetor i Progresit

Bazuar në ligjin nr. 06/L-079 për Efiçencë të Energjisë, Neni 5.

Në baza vjetore, deri më 30 qershor të çdo viti, Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE) përgatit raportin e progresit, mbi përparimin në raportimin e caqeve vjetore të efiçiencës së energjisë, në pajtim me aktin nënligjor të përcaktuar në paragrafin 1.13 të nenit 42 të këtij ligji.

Platforma e monitorimit dhe verifikimit (PMV) do të përdoret kur është e mundur, në llogaritjen e kursimeve të energjisë dhe raportimin mbi masat e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE). Raporti i dorëzohet Qeverisë dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Edhe pse është hartuar raporti për më shumë se tre muaj, ai ende vazhdon të qëndroj në zyre të Ministres znj.Rizvanolli.

Ky dokument është hartuar nga donatori, ku edhe përballë donatorit që ka hartuar dokumentin Ministrja del të jetë e pa përgjegjshme.

Në linkun e mëposhtëm, shihet se Kosova ende nuk ka raportuar në vitin 2021, për progresin e arritur në në Planin Kombëtar i Veprimit të Energjisë për periudhën 2019-2021:

https://www.energy-community.org/…/Kosovo/reporting.html

Raportimi është obligim për Kosovën si palë kontraktuale e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe gjithashtu edhe obligim ligjor.

Tani Kosova, ka karton të kuq nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për mos raportim.

Nga mos raportimi, Kosova rrezikon miliona euro për Efiçencë të Energjisë nga Bashkimi Europian, gjithashtu i ndalohet edhe aplikimi në burime të ndryshme financiare (grante). /Gazeta Infokus/