Shala i reagon këshilltarit të Kurtit për punën e serialeve në RTK

1 muaj më parë

Shala i reagon këshilltarit të Kurtit për punën e serialeve në RTK

Luan Dalipi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që legjislatura e ardhshme ta transformojë Radiotelevizionin e Kosovës me arsyetimin se aty ka seriale “pa shije dhe pa kreativitet”.

Si shembull ka marrë serialin “Çka ka shpia”, për të cilin ka thënë se është i mbushur me “plot sjellje degjeneruese”, shkruan AktivPress.

Por i mënjehershëm ka qenë reagimi i ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.

Ai e ka cilësuar si sulm ndaj demokracisë, cilindo sulm që bëhet ndaj veprave artistike.

Nje episode i arrin afer 4 milione shikime! A eshte edukuese a jo, jane matjet e opininonit pubik që tregojnë, e jo secili injorant idiot që del e shet mend cka është edukuese e çka jo! Nëse fëmijët tuaj e pëlqejnë shumë, e prindërit jo, problemi është te prindërit e jo te fëmijët! Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, e prindërit janë e kaluara prezente, fatkeqësisht😔! Komedia sa e di unë e ka për qëllim me u tall (përqesh) me realitetin, o insan! Çdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokarcisë, apo jo?!!!”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook./AktivPress/