Shala: Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit ndërtojnë të ardhmen me PDK-në

3 javë më parë

Shala: Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit ndërtojnë të ardhmen me PDK-në

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, është takuar sot me banorët e tri fshatrave të Drenasit, shkruan AktivPress.

Pas këtyre takimeve, ai ka thënë se këta banorë e dinë se kujt duhet besuar qeverisjen.

“Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit masovikisht dhe fuqishëm po i japin mbështetje programit dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës. Këta njerëz të mirë dhe punëtorë, ashtu siç e duan dhe nderojnë vendin e tyre, e dinë po ashtu se kujt duhet t’ia besojnë qeverisjen”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook .

Banorët e Baicës, Domanekut dhe Tërdevcit, sipas tij e kanë ndarë mendjen: “Bashkë me PDK-në ndërtojmë të ardhmen”./AktivPress/